Dhimbje e pulpës ose pulpave

Dhimbja e pulpës (ose pulpave) mund të variojë nga siklet i lehtë në dhimbje mjaft të forta për t’ju penguar të ecni. Ka kushte të ndryshme që mund të prekin muskujt e pulpave te kembeve, si dhe enët e gjakut dhe strukturat e tjera përreth. 

Permbajtja

Cilat sëmundje mund të shkaktojne dhimbjen e pulpave

Dhimbja e pulpes mund të shkaktohet nga: 

  • ngërçe muskulore;
  • tendosje ose keputje e muskujve;
  • klaudikacion vaskular intermitent (dhimbje gjate ushtrimeve nga ngushtimi i arterieve);
  • klaudikacion intermitent neurologjik (ngjeshjes së palcës kurrizore ose rrënjëve nervore brenda shtyllës kurrizore, gjë që pengon sistemin nervor të dërgojë impulsin tek muskujt pas sforcimeve të zgjatura);
  • inflamacion i tendinit të Akilit;
  • neuropatia diabetike;
  • fasciiti i shputës;
  • venat me variçe;
  • tromboza e venave të thella.

Ju lutemi mbani mend se kjo nuk është një listë shteruese dhe se do të ishte më mirë të konsultoheni me mjekun tuaj nëse simptomat vazhdojnë. 

Cilat janë trajtimet për dhimbjen e pulpave

Trajtimi i dhimbjes së pulpave varet nga shkaku themelor. 

Dhimbja e pulpes që është rezultat i një dëmtimi ose përdorimi i tepërt mund të lehtësohet duke përdorur hapat me poshte:

  • Mbrojtja: Aplikoni një fashë, splint ose imobilizues në këmbë, kyçin e këmbës ose pulpe për të mbrojtur dëmtimin dhe për të lejuar që muskujt të pushojnë;
  • Pushimi: Shmangni përdorimin e muskujve të pulpes më shumë se ç’duhet;
  • Akull: Aplikoni një pako akulli të mbuluar me leckë për 10 deri në 15 minuta në një kohë për të reduktuar inflamacionin;
  • Kompresimi: Mbështilleni pulpen tuaj me një fashë të ngushtë elastike ose vishni një çorape kompresioni për të reduktuar ënjtjen;
  • Ngritja: Ngrini këmbën mbi jastëkë për të ndihmuar në nxitjen e qarkullimit dhe për të zvogëluar ënjtjen.

Ngrohja duke ecur me një ritëm të moderuar përpara se të angazhoheni në stërvitje më intensive mund të ndihmojë në parandalimin e dëmtimeve të tendosjes së muskujve. Përveç këtyre masave, ju mund të bëni edhe shtrirje të lehta për të reduktuar tensionin e muskujve pas stërvitjes, por është gjithmonë mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të filloni një rutinë të shtrirjes për t’u siguruar që shtrirjet nuk e përkeqësojnë dëmtimin.

Forma të tjera të dhimbjes së pulpave mund të trajtohen me medikamente ose procedura të tjera mjekësore, në varësi të shkakut themelor.

Kur duhet te kontaktoni mjekun

Nëse dhimbja e bezdisshme ose e vazhdueshme në pulpe është një shkak për shqetësim, është mirë të kontaktoni mjekun tuaj. Këshillohet që të kontaktoni mjekun tuaj edhe nëse keni: 

  • dhimbje gjatë ecjes;
  • ënjtje e pashpjegueshme e këmbëve;
  • venat me variçe shumë të dhimbshme;
  • simptoma që nuk përmirësohen pas disa ditësh kujdes në shtëpi;

Trajtimi mjekësor urgjent mund të jetë i nevojshëm nëse keni:

  • temperaturë e lartë;
  • këmba e fryrë, e zbehtë ose e ftohtë në prekje;
  • ënjtje e papritur dhe ekstreme në këmbë. 

Është gjithashtu më mirë të kërkoni trajtim mjekësor urgjent nëse dyshoni se keni trombozë të venave të thella, simptomat e së cilës përfshijnë dhimbje, ënjtje dhe ngrohtësi në njërën këmbë, si dhe dhimbje gjate ecjes

Mjeku juaj do të bëjë një ekzaminim fizik për të përcaktuar nëse problemi është një muskul i tërhequr apo i tendosur. Nëse e shihni të nevojshme të përjashtoni ose konfirmoni shkaqe të tjera, mund të kërkoni edhe një ekografi.