FOSINOPRIL
Formë Doza: Tabletë 10 mg
Emri gjenerik: Fosinopril
Emri Tregtar: Monopril
Fosinoprili përmban një grup fosfinik që lidhet në mënyrë specifike me pjesën active të Enzimës konvertuese të angiotensinës peptidyl-dipeptidazë duke penguar konvertimin e decapeptide angiotensinës I në oktapeptide angiotensina II.
Ulja e nivelit të angiotensinës II. Ulja e nivelit të angiotensinës II çon në reduktim të bllokimit të enëve dhe të aldosteronit, gjë që çon në shtim të lehtë të potasiumit dhe pakësim të lëngjeve. Zakonisht nuk ka ndryshim të fluksit të gjakut në veshka ose të shkallës së filtrimit glomerular. Fosinopril ka veprim terapeutik në pacientët hipertensivë me nivel të ulët të reninës. Në pacientët me Insufiçiencë kardiake, efektet positive të Fosinoprilit vijnë si shkak i presionit ndaj sistemit rennin- angiotensine-aldosteron.
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Fosinopril si pjesë e grupit të Calçibllokuesve përdoret:
Hypertension: Mund të përdoret i vetëm si terapi fillestare ose në kombinim me antihypertensive të tjerë. Efekti antihipertensiv fuqizohet nga kombinimi me diuretikë.
Insufiçienca kardiake: Monopril indikohet në trajtimin e insufiçiencës kardiake I kombinuar me diuretikë dhe atëherë kur shikohet e mundshme edhe me digitalikë. Në këtë grup pacientësh, Monopril përmirëson simptomat dhe tolerancën ushtrimore, redukton gradën e insufiçiencës kardiake, redukton frekuencën e shtrimit në spital për shkak të IK.
Insuficienca renale: Në pacientët me dëmtim të veshkave, eleminimi është rreth 50 % më i ngadalshëm se sa në pacientët me funksion renal normal, por meqenëse kompensohet të paktën në një pjesë nga eleminimi hepatobiliar, pastrimi i përgjithshëm i trupit nga fosinoprilati nuk ndryshon shumë. Ky stabilitet i pastrimit të trupit nga fosinoprilati aktiv, si pasojë e dy drejtimeve të eleminimit, lejon administrimin e dozës së zakoneshme (10-40 mg) në pacientët me dëmtim të veshkave të cdo faze. Në përgjithësi, është i rekomanduar monitorimi i funksionit renal në javët e para të terapisë në pacientët me dëmtim të funksionit të veshkave.
Funksion të kompromentuar të Heparit.
Kundërindikacionet: Ndjeshmëri të lartë ndaj principit aktiv, ose ndaj ACE-inhibitorëve të tjerë. Histori me edemë angioneurotike në lidhje me terapi të mëparshme me ACE- inhibitorë. Në angioedemë idiopatike të trashëguar. Në tremujorin e dytë dhe të tretë të shtatezanisë. Përdorimi i tij së bashku me barna që përmbajnë aliskiren është i kundërindikuar në pacientët me diabet mellitus ose mosfunksionim të veshkës.
Efektet anësore: Efektet anësore që ndodhin >=5% janë hipotensioni, hiperkalemia, kolla, (Në raste të izoluara edemë angioneurotike përfshirë traktin e sipërm respirator), sporadike vjellje, dhimbje barku, dispepsi, marrje mendsh, crregullime të gjumit dhe insuficiencë renale.
Doza dhe mënyra e përdorimit: Fosinopril administrohet në rrugë orale në një dozë të vetme ditore afërsisht në të njejten ore të ditës.
Për pacientët hypertensive të patrajtuar më parë me diuretikë doza e trajtimit është 10-40 mg/ një herë në ditë pavarësisht ushqimit. Doza fillestare normale është monopril 10 mg/ një herë në ditë. Doza maksimale ditore e monopril është 40 mg/ një herë në ditë. Doza mbajtëse më e përgjithshme është 20 mg në ditë.
Pacientet hypertensive që janë trajtuar më parë me diuretike: Terapia me diuretike rekomandohet të ndërpritet për disa ditë, perpara fillimit të terapisë me Monopril 10 mg, në mënyrë që të reduktohet maksimalisht rreziku i një përgjigje hypotensive. Pas 4 javësh trajtimi nëse nuk arrihet të kontrollohen vlerat e presionit të gjakut, atëherë terapia me diuretike mund të rifillohet. Në se terapia me diuretikë nuk mund të ndërpritet, një dozë starti monopril 10 mg duhet përdorur nën supervizim mjekësor për disa orë deri në stabilizim të vlerave të presionit të gjakut.
Insuficiencë kardiake: Në pacientët me insuficiencë kardiake, monopril përdoret si terapi shtesë e diuretikëve. Doza e rekomanduar për fillimin e terapisë në këtë grup pacientësh është Monopril 10 mg/ një herë në ditë. Në se doza fillestare tolerohet mirë atëherë ajo mund të titrohet deri në monopril 40 mg/ një herë në ditë.
Në pacientet me insuficiencë renale, dhe crregullime të funksionit të heparit monopril rekomandohet 10 mg në ditë.
Popullatat pediatrike: Monopril 10 mg nuk rekomandohet në popullatën pediatrike.
Të moshuarit: Nuk nevojitet titrim doze në pacientë të moshuar me funksion normal renal dhe hepatik. Tek pacientët e moshuar me prekje të funksionit hepatik dhe renal, trajtimi duhet të fillojë me dozë monopril 10 mg/ deri në arritjen e efektit të dëshiruar terapeutik Absorbimi, biovlefshmëria, lidhja me proteinat, biotransformimi dhe metabolizmi nuk janë mjaftueshëm të lidhura me reduktimin e funksionit renal.
Kohezgjatja e mjekimit: Fosinopril është një bar që merret me përshkrimin e mjekut dhe merret afat gjatë, sipas ecurisë së gjendjes së pacientit.
Shenim: Fosinopril përmirëson simptomat dhe tolerancën ushtrimore, redukton gradën NYHA të insuficiencës kardiake, redukton frekuencën e shtrimit në spital për shkak të IK. Eliminohet me anë të mëlcisë (-50%) dhe të veshkave (-50%). Në krahasim me Enalapril ka një përmirësim shumë të rëndësishëm të simptomave dhe në mënyrë të konsiderueshme më pak raste të hospitalizimit dhe vdekjeve.
Në pacientët me Diabet tipi II, krahasuar me Amlodipinën, ul rreth 50% rrezikun për goditje dhe infarkt akut të miokardit.
Komentet