Fosinopril + Hydrochlorthiazide
Formë Doza: Tablete (20+12.5) mg
Emri gjenerik: Fosinopril + Hydrochlorthiazide
Emri Tregtar: Monopril plus
Fosinoprili përmban një grup fosfinik që lidhet në mënyrë specifike me pjesën active të Enzimës konvertuese të angiotensinës peptidyl-dipeptidazë duke penguar konvertimin e decapeptide angiotensinës I në oktapeptide angiotensina II.
Ulja e nivelit të angiotensinës II. Ulja e nivelit të angiotensinës II çon në reduktim të bllokimit të enëve dhe të aldosteronit, gjë që çon në shtim të lehtë të potasiumit dhe pakësim të lëngjeve. Zakonisht nuk ka ndryshim të fluksit të gjakut në veshka ose të shkallës së filtrimit glomerular. Fosinopril ka veprim terapeutik në pacientët hipertensivë me nivel të ulët të reninës. Në pacientët me Insufiçiencë kardiake, efektet positive të Fosinoprilit vijnë si shkak I presionit ndaj sistemit rennin-angiotensine-aldosteron.
Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit: Fosinopril + Hydrochlorthiazide është bashkim i një inhibitori të enzimës që konverton angiotensinën me një diuretic. Përdoret në trajtimin e hipertensionit esencial, në pacientët që kanë reaguar mirë ndaj trajtimit me fosinopril si monoterapi. Në pacientët e stabilizuar me të njëjtët principe active të marre në të njëjtat doza veçmas.
Kundërindikacionet: Ndjeshmëri ndaj fosinopril dhe ACE inhibitorëve të tjerë si dhe Hydrochlorthiazidit ose cdo tiazidi ose sulfonamide. Duhet të përdoret me kujdes në pacientët me Alergji, Asthma bronchiale, Edema Angioneurotike dhe idiopatike, dëmtime të rëndë të veshkave.
Efektet Anësore: Efektet anësore që ndoshin >= 5 % janë hipotensioni, hyperkalemia, kolla, ( Në raste të izoluara edemë angioneurotike përfshirë traktin e sipërm respirator), sporadike vjellje, dhimbje barku, dispepsi, marrje mendsh, çrregullime të gjumit dhe insuficiencë renale.
Doza dhe mënyra e përdorimit: Si terapi e kombinuar rekomandohet një tabletë (20+12.5) mg një herë në ditë.
Kohëzgjatja e mjekimit: Monopril plus është një bar që merret me përshkrimin e mjekut dhe merret afatgjatë, sipas ecurisë së gjendjes së pacientit.
Komentet