Perdorimi i Reagila (Cariprazine 1,5 mg; 3 mg)

CARIPRAZINE

Formë Doza: Kapsula të forta 1.5 mg; 3 mg

Emri xhenerik: Cariprazine

Emri Tregtar: Reagila

Indikacionet dhe kriteret e përdorimit:

Cariprazine indikohet për trajtimin e skizofrenisë tek pacientët e rritur.

Skizofrenia është një sëmundje serioze e shendetit mendor, e karakterizuar nga i menduar jokoherent, sjellje bizarre, deluzione dhe haluciancione auditive. Pacientet me këtë gjendje mund të shfaqin gjithashtu depresion, ndjenja faji, ankth, tension ose paaftësi për të filluar ose përfunduar aktivitetet e planifikuara, mungesë vullneti për të folur si edhe afekt të sheshuar, humor të papërshtatshëm etj. Kohëzgjatja e sëmundjes shkakton dëmtime të rëndësishme të funksionimit okupacional, personal e ndërpersonal.

Kundërindikacionet:

Bari kunderindikohet nese jeni alergjik ndaj kariprazines ose ndonjë prej përbërësve të tjerë të këtij bari.

Përbërësit e tjerë janë:

Cariprazine 1,5 mg kapsula të forta: amidon i paraxhelatinuar (misri), stearat magnezi, dioksid titaniumi (E 171), xhelatinë, ngjyrues i zi (rrëshirë, oksid hekuri i zi (E 172), propilen glikol, hidroksid kaliumi).

Cariprazine 3 mg kapsula të forta: amidon i paraxhelatinizuar (misri), stearat magnezi, ngjyrues allura red AC (E 129), FCF blu e shkëlqyeshme (E 133), dioksid titaniumi (E 171), oksid hekuri i verdhë (E 172), xhelatinë, ngjyrues i zi (rrëshirë, oksid hekuri i zi (E 172), propilen glikol, hidroksid kaliumi)

– Paralajmërime dhe përkujdesje:

Mos e merrni Cariprazine:

  • nëse jeni alergjik ndaj kariprazinë ose ndonjërit prej përbërësve të tjerë të këtij bari (të renditur në paragrafin 6).
  • nëse jeni duke marrë barna që përdoren për të trajtuar :
  • hepatitin e shkaktuar nga virusi i hepatitit C (barna që përmbajnë boceprevir dhe telaprevir)
  • infeksionet bakteriale (barna që përmbajnë klaritromicinë, telitromicinë, eritromicinë dhe nafcilinë)
  • tuberkulozin (barna që përmbajnë rifampicin)
  • Infeksionet me HIV (barna që përmbajnë cobicistat, indinavir, nelfinavir, ritonavir, sakuinavir, efavirenz dhe etravirinë)
  • infeksionet mykotike (barna që përmbajnë itrakonazol, posakonazol, vorikonazol dhe flukonazol)
  • Sindroma e Cushing kur trupi prodhon një tepricë të kortizolit (barna që përmbajnë ketokonazol)
  • depresionin (terapia bimore që përmban kantarionin (Hypericum perforatum) dhe barna që përmbajnë nefazodon)
  • epilepsi dhe konvulsione (barna që përmbajnë karbamazepinë, fenobarbital dhe fenitoinë)
  • sëmundjet e zemrës (barna që përmbajnë diltiazem dhe verapamil)
  • përgjumjen (barna që përmbajnë modafinil)
  • presionin e lartë të gjakut në mushkëri (barna që përmbajnë bosentan).

– Paralajmërime dhe përkujdesje

  • Nëse keni mendime për të dëmtuar veten ose për të kryer vetëvrasje. Mendimet dhe sjelljet vetëvrasëse janë më të mundshme në fillim të trajtimit.
  • Nëse keni ethe, djersë, takipne, ngurtësim të muskujve dhe marrje mendsh, përgjumje(mund të jenë shenja të sindromës neuroleptikemalinje).
  • Këshillohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni Cariprazine, ose gjatë trajtimit nëse keni:
  • jeni të shqetësuar dhe keni vështirësi për të qëndruar pa lëvizur. Këto simptoma mund të shfaqen herët gjatë trajtimit me Cariprazine. Tregojini mjekut tuaj nëse kjo ndodh.
  • nëse përjetoni lëvizje jonormale, të pavullnetshme, më shpesh të gjuhës ose të fytyrës. Tregojini mjekut tuaj nëse kjo ndodh.
  • Turbullim të shikimit. Mjeku juaj do t’ju këshillojë të vizitoni një okulist.
  • rrahje të çrregullta të zemrës ose nëse dikush tjetër në familjen tuaj ka një histori për çrregullime të ritmit të zemrës (përfshirë të ashtuquajturën zgjatje të intervalit QT-së që shihet me monitorimin e EKG-së), dhe tregojini mjekut tuaj nëse jeni duke marrë barna të tjera, sepse ato mund të shkaktojnë ose përkeqësojnë këtë ndryshim të EKG-së.
  • presion të lartë ose të ulët të gjakut, sëmundje kardiovaskulare. Mjeku juaj do të duhet të kontrollojë rregullisht presionin e gjakut.
  • marrje mendsh gjatë qëndrimit në këmbë për shkak të rënies së presionit të gjakut.
  • histori të mpiksjes së gjakut, ose nëse dikush tjetër në familjen tuaj ka një histori të mpiksjes së gjakut, pasi barnat për skizofreninë mund te ndërhyjne në këto procese.
  • histori insulticerebral, veçanërisht nëse jeni i moshuar ose e dini se keni faktorë të tjerë rreziku për goditje në tru. Tregojini mjekut tuaj menjëherë nëse vëreni ndonjë shenjë të një goditjeje në tru.
  • demencë (humbje e kujtesës dhe aftësive të tjera mendore) veçanërisht nëse jeni i moshuar.
  • semundjen e Parkinsonit.
  • nëse keni diabet ose faktorë rreziku për diabet mellitus (p.sh. obeziteti, ose dikush tjetër në familjen tuaj ka diabet). Mjeku juaj do të duhet të kontrollojë rregullisht sheqerin tuaj në gjak pasi mund të rritet nga Cariprazina. Shenjat e nivelit të lartë të sheqerit në gjak janë etja e shtuar, urinimi i shtuar, preksi i shtuar dhe lodhja.
  • histori konvulsionesh (dridhjesh) ose epilepsie.
  • shtim në peshë
  • Cariprazine mund të shkaktojë rritje të konsiderueshme në peshë, e cila mund të ndikojë në shëndetin tuaj. Prandaj, mjeku juaj do të kontrollojë rregullisht peshën tuaj.

– Fëmijët dhe adoleshentët

Ky bar nuk rekomandohet për fëmijët dhe adoleshentët nën 18 vjeç për shkak të mungesës së të dhënave për këtë grup pacientësh.

– Barna të tjera dhe Cariprazine

Tregoni mjekut ose farmacistit tuaj nëse jeni duke marrë, keni marrë kohët e fundit ose mund të merrni ndonjë bar tjetër. Ju nuk mund të merrni barna të caktuara së bashku me Cariprazine (shih paragrafin “Mos e merrni Cariprazine”).

Marrja e Cariprazines së bashku me disa barna mund të kërkojë një rregullim të dozës së Cariprazines ose të barit tjetër. Këto janë barna që përdoren për trajtimin e sëmundjeve të zemrës që përmbajnë digoksinë, hollues gjaku që përmbajnë dabigatran ose barna që ndikojnë në funksionet tuaja mendore.

– Cariprazine me ushqim, pije dhe alkool

Nuk duhet të pini lëng qitroje gjatë trajtimit me Cariprazine.

Alkooli duhet të shmanget kur merrni Cariprazine.

– Shtatzënia dhe ushqyerja me gji

Të bëhet kujdes në gratë me mundësi riprodhimi/Kontracepsioni

Gratë në moshë riprodhuese duhet të përdorin kontracepsion efektiv gjatë trajtimit me Cariprazine. Edhe pas ndërprerjes së trajtimit, kontracepsioni duhet të përdoret për të paktën 10 javë pas dozës së fundit të Cariprazines. Kjo është për shkak se bari do të qëndrojë në trupin tuaj për ca kohë pas marrjes së dozës së fundit.

– Shtatzënia

Të mos përdoret ky bar gjatë shtatzënisë, përveç rasteve kur mjeku psikiatër e konsideron si të vetmen alternative për menaxhimin e simptomave psikotike, kur janë ezauruar alternativat e tjera dhe nëse mjeku juaj ju ka thënë që ta bëni këtë.

– Ushqyerja me gji

Mos ushqeni me gji nëse jeni duke marrë Cariprazine sepse nuk mund të përjashtohet rreziku për fëmijën. Kontaktoni mjekun tuaj për këshilla.

– Drejtimi i automjeteve dhe përdorimi i makinerive

Ekziston një rrezik i vogël ose i moderuar që bari mund të ndikojë në aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri. Gjatë trajtimit me këtë bar mund të shfaqen përgjumje, marramendje dhe probleme me shikimin (shih paragrafin 4). Mos i jepni makinës ose përdorni asnjë mjet ose makineri derisa të dini se ky bar nuk ndikon negativisht tek ju.

Cariprazine 3 mg, kapsula të forta përmbajnë ngjyruesin Allura red AC (E 129). Allura red AC është një agjent ngjyrues, i cili mund të shkaktojë reaksione alergjike.

Efektet Anësore të mundshme:

Si të gjitha barnat, edhe ky bar mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo të gjithë i shfaqin ato

Tregojini mjekut tuaj menjëherë nëse keni:

  • Reaksion të rëndë alergjik që duket si ethe, edemë e laringut, fytyrës, buzës ose gjuhës.
  • prurit, skuqje të lëkurës dhe ndonjëherë rënie të presionit të gjakut. (Efekt anësor i rrallë)
  • Kombinim të etheve, djersitjes, ngurtësimit të muskujve dhe marramendjes ose përgjumjes. Këto mund të jenë shenja të të ashtuquajturës sindromë neuroleptike malinje (Efekt anësor me frekuencë të panjohur)
  • Dhimbje të pashpjegueshme të muskujve, ngërçe të muskujve ose dobësi të tyre. Këto mund të jenë shenja të dëmtimit të muskujve që mund të shkaktojnë probleme shumë serioze të veshkave. (Efekt anësor i rrallë)
  • Simptomat që lidhen me mpiksjen e gjakut në vena veçanërisht në këmbë (simptomat përfshijnë ënjtje, dhimbje dhe skuqje), të cilat mund të kalojnë përmes enëve të gjakut në mushkëri duke shkaktuar dhimbje gjoksi dhe vështirësi në frymëmarrje. (Efekt anësor me frekuencë të panjohur)
  • Mendime ose ndjenja për të dëmtuar veten ose për të kryer vetëvrasje, përpjekje për vetëvrasje. (Efekt anësor i pazakontë)
  • Efekte të tjera anësore
  • Efekte anësore shumë të zakonshme (mund të prekin më shumë se 1 në 10 persona)
  • Ndjesia e shqetësimit dhe pamundësisë për të qëndruar pa lëvizur -Akathisia
  • Parkinsonizmi – një gjendje mjekësore me shumë simptoma të ndryshme, të cilat përfshijnë lëvizje të pakësuara ose të ngadalta, ngadalësim të mendimit, dridhje gjatë përkuljes së gjymtyrëve (rigiditet cogwheel), lëkundje, dridhje, pak ose aspak shprehi të fytyrës, ngurtësi muskulore, salivacion të shprehur.

– Efektet anësore të zakonshme (mund të prekin deri në 1 në 10 persona)

  • Ankthi
  • përgjumje, vështirësi në gjumëzënie, ëndrra jonormale, mankth, ecje në gjumë
  • marramendje
  • lëvizje të pavullnetshme dhe qëndrime të çuditshme
  • Kërcitja e tepërt e dhëmbëve ose shtrëngimi të nofullës, salivation të shprehur, probleme me lëvizjen, probleme me lëvizjen e gjuhës (këto quhen efekte anësore ekstrapiramidale)
  • Shikim i turbullt
  • Presion i lartë i gjakut
  • Takikardi, çrregullime ritmi
  • shtim ose pakësim i oreksit
  • Nauze, të vjella, konstipacion
  • Shtim në peshë, lodhje
  • Në testet laboratorike mund të shihen sa më poshtë:
  • Rritja e transaminazave
  • Rritja e nivelit të kreatin fosfokinazës në gjak
  • Hiperkolesterolemi

– Efekte anësore të rralla (mund të prekin deri në 1 në 100 njerëz)

  • Depresioni
  • Konfuzion i papritur dhe i rëndë
  • Ndjesi rrotullimi
  • Ndjensia e pakëndshme, jonormale taktile
  • Përgjumje, mungesë energjie ose mungesë interesi për aktivitet e përditshme
  • Lëvizje të pavullnetshme, më së shpeshti të gjuhës ose të fytyrës. Kjo mund të shfaqet pas përdorimit të shkurtër ose afatgjatë.
  • Ulje ose rritje e dëshirës seksuale, probleme me ereksionin
  • Irritim i syve, presion i lartë në sy, shikim i dobët
  • Fokusimi i problemeve duke parë në distancë ose afër
  • Presionin e ulët të gjakut
  • Lexim jonormal i EKG-së, impulse nervore jonormale në zemër
  • Ritmi i ngadaltë dhe i çrregullt i zemrës
  • Lemza
  • Gastrit/reflux gastroezofageal
  • Etje
  • Dhimbje gjatë urinimit
  • Urinime jo-normal ose i shtuar
  • Prurit, skuqje
  • Diabeti
  • Në testet laboratorike mund të shihen sa më poshtë:
  1. Nivele jonormale të natriumit në gjak
  2. Rritje të glukozës në gjak (sheqerit në gjak), rritje e pigmentit biliar (bilirubinë) në gjak
  3. Anemi (nivele të reduktuara të rruazave të kuqe të gjakut)
  4. Rritja e një lloji të rruazave të bardha të gjakut-leukociteve

Ulje e nivelit të hormonit stimulues të tiroides (TSH) në gjak

– Efekte anësore të rralla (mund të prekin deri në 1 në 1000 njerëz)

  • Tremor
  • Dobësi e kujtesës, vështirësi në të folur
  • Parehati në sy në dritë të ndritshme, turbullim i pamjes
  • Mjegullimi i perdeve të syrit që çon në ulje të shikimit (katarakt)
  • Vështirësi në gëlltitje
  • Ulje të niveleve të një lloji të qelizave të bardha të gjakut, kjo mund t’ju bëjë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve
  • Gjëndra tiroide joaktive
  • Inflamacion i mëlçisë (dhimbje në pjesën e sipërme të djathtë të barkut, zverdhje e syrit dhe lëkurës, dobësi, ethe)

Doza dhe mënyra e përdorimit:

Doza fillestare e rekomanduar është 1.5 mg një herë në ditë nga goja. Doza mund të rritet pas 4 ditësh në 3mg. Më pas, doza mund të rregullohet ngadalë nga mjeku juaj, në hapa prej 1,5 mg, në varësi të mënyrës sesi trajtimi funksionon për ju. Pas fillimit të mjekimit duhen monitoruar efektet anësore të mundshme, tolerueshmëria dhe efikasiteti.

Doza maksimale nuk duhet të kalojë 6 mg një herë në ditë.

Mermi Cariprazine në të njëjtën kohë çdo ditë me ose pa ushqim.

Nëse keni qenë duke marrë një bar tjetër për trajtimin e skizofrenisë përpara se të filloni Cariprazine, mjeku juaj do të vendosë nëse do ta ndërprisni barin tjetër gradualisht ose menjëherë dhe si të rregullojë dozën e Cariprazine. Mjeku juaj do t’ju informojë gjithashtu se si të veproni nëse kaloni nga Cariprazine në një bar tjetër.

Pacientët me probleme të veshkave ose mëlçisë

Nëse keni probleme serioze me veshkat ose mëlçinë, Cariprazine mund të mos jetë e përshtatshme për ju. Flisni me mjekun tuaj.

Pacientët e moshuar

Mjeku juaj do të zgjedhë me kujdes dozën e duhur për nevojat tuaja. Cariprazine nuk duhet të përdoret nga pacientët e moshuar me demencë (humbje të kujtesës).

– Nëse merrni më shumë Cariprazine sesa duhet

Nëse keni marrë më shumë Cariprazine sesa ju ka rekomanduar mjeku ose nëse, për shembull, një fëmijë e ka marrë gabimisht, kontaktoni mjekun tuaj ose shkoni menjëherë në spitalin më të afërt dhe merrni me vete paketimin e barit. Ju mund të keni marramendje nga presioni i ulët i gjakut, ose të keni rrahje anormale të zemrës, mund të ndiheni të përgjumur, të lodhur ose të keni lëvizje jonormale të trupit dhe ta keni të vështirë të qëndroni në këmbë ose të ecni.

– Nëse harroni të merrni Cariprazine

Nëse harroni të merrni një dozë, merrni atë sapo të mundeni. Megjithatë, nëse është pothuajse koha për dozën tuaj të radhës, anashkaloni dozën e humbur dhe vazhdoni si zakonisht. Mos merrni një dozë të dyfishtë për të kompensuar dozën e harruar. Nëse harroni dy ose më shumë doza, kontaktoni mjekun tuaj.

– Nëse e ndaloni marrjen e Cariprazine

Nëse e ndërprisni marrjen e këtij bari, do të humbni efektet e barit. Edhe nëse ndiheni më mirë, mos e ndryshoni ose mos e ndërprisni dozën tuaj ditore të Cariprazine, përveç rastit kur mjeku juaj ju thotë ta bëni këtë pasi simptomat mund të kthehen.

Kohëzgjatja e mjekimit: Mjekim afatgjatë

Shënim: Përdorimi i Cariprazinës përfaqëson një epokë të re në trajtimin e skizofrenisë dhe konsiderohet një trajtim i besueshëm me spektër të gjerë për skizofreninë. Përdorimi i Cariprazine si trajtimi i zgjedhur për trajtimin e skizofrenisë rekomandohet nga udhëzimet klinike, protokollet dhe shoqatat.

  1. Udhëzuesi i Praktikës së Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë për Trajtimin e Pacientëve me Skizofreni, Shtator 2020
  2. Udhëzimet EPA për trajtimin e simptomave negative në skizofreni, Shkurt 2021
  3. Antipsikotik në trajtimin e simptomave mbizotëruese negative në skizofreni: përditësimi i udhëzuesit, 2020 Shoqata Çeke e Psikiatrise
  4. Rekomandime për trajtimin e skizofrenisë me simptoma negative, Standardet e farmakoterapisë nga Shoqata Psikiatrike Polake, (Polskiechi Towarzystcwo) 2019
  5. Programi i Menaxhimit të Terapisë së Barnave të Floridës Medicaid për Shëndetin e Sjelljes 2018
  6. Rekomandimi Përfundimtar i Vlerësimit të Grupit të Strategjisë së Barnave të Uellsit, prill 2022

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka të paktën 20 milionë njerëz që jetojnë me skizofreni në mbarë botën. Janë 20 milionë njerëz që mund të kenë nevojë për ndihmë dhe mbështetje shtesë për të jetuar jetën e tyre normale, pavarësisht nëse mund të ngrihen dhe të shkojnë në shkollë ose punë çdo ditë, ose thjesht të jenë në gjendje të kalojnë kohë cilësore me familjen dhe miqtë e tyre ose të ndërveprojnë me njerëz të tjerë.

Prevalenca dhe incidenca e skizofrenisë është më e ulët se për disa sëmundje të tjera. Megjithatë, skizofrenia është një çrregullim mendor kronik dhe i rëndë që mund të rezultojë në paaftësi të konsiderueshme edhe kur menaxhohet siç duhet.

Në të vërtetë, skizofrenia mund të ndikojë në aftësinë e njerëzve për t’u kujdesur për veten, për të funksionuar në shoqëri, për të përfunduar arsimin e tyre dhe për të fituar e mbajtur punësimin. Më e rëndësishmja, skizofrenia është raportuar të shkurtojë jetëgjatësinë e njerëzve me rreth 15-20 vjet.

Njerëzit me skizofreni kanë dy deri në tre herë më shumë gjasa të vdesin në një moshë më të hershme sesa njerëzit në popullatën e përgjithshme.

Arsyet për këtë jetëgjatësi të shkurtuar mund të jenë për shkak të një shkalle më të lartë të vetëvrasjeve në krahasim me popullatën e përgjithshme, veçanërisht në fazat e hershme të sëmundjes. Sjelljet jo të shëndetshme si pirja e duhanit ose përdorimi i substancave dhe komorbiditete, të tilla si sëmundjet cardiake, sëmundjet hepatikedhe diabeti, gjithashtu mund të kontribuojnë. Kjo e bën edhe më të rëndësishme jo vetëm menaxhimin e skizofrenisë në fillim të sëmundjes, por edhe trajtimin e çdo sjelljeje ose gjendjeje tjetër që mund të zvogëlojë rrezikun e një personi për vdekje të parakohshme.

Antipsikotikët atipikë, me përjashtim të klozapinës, për shkak të efekteve anësore minimale, përfaqësojnë barnat e linjës së parë për trajtimin e skizofrenisë. Kjo terapi rekomandohet në shumë udhëzues praktike dhe sipas disa udhëzimeve, antipsikotikët atipikë konsiderohen si barna të tre fazave të para të trajtimit për shkak të efektit të tyre të fuqishëm antipsikotik, veçanërisht në simptomat negative, pak efekte anësore ekstrapiramidale, mungesë e diskinezisë tardive dhe hiperprolaktinemisë.